Top Channel/ Mali i Zi “përplaset” me Serbinë për Kosovën: Mbështetja jonë nuk ndryshon!
13/06/2025 11:35

Podgorica zyrtare nuk u lëkund përpara presioneve të Beogradit për Kosovën: Ministria e jashtem malazeze i hodhi poshtë si “të pabazuara dhe të paargumentuara” pretendimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, të cilat u bënë pas deklarimit të gatishmërisë së Malit të Zi për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. “Përpjekjet për të paraqitur qëndrimet tona politike si kërcënim ndaj interesave të Serbisë janë plotësisht të pabazuara", thuhet në deklaratë. “Është shqetësuese përpjekja për ta paraqitur këtë mbështetje si “veprim antiserb”, gjë që nuk ndodh kur mesazhe të ngjashme vijnë nga shtete të tjera”, vijon deklarata. Ministria e jashtme serbe kishte përcjellë më herët shqetësim lidhur me qëndrimet e Malit të Zi në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe për lobimin aktiv për anëtarësimin e Prishtinës në organizata ndërkombëtare. Një ditë më parë, kreu i diplomacise malaze Ervin Ibrahimovic, deklaroi gjatë një interviste në RTV Mali i Zi se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. “Mali i Zi do të japë mbështetje të qartë kur të ngrihet çështja nëse Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian apo e Këshillit të Evropës”, ishte mesazhi i tij. Edhe pse disa nga partitë që janë pjesë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Ibrahimovic u shpreh që beson se ky qëndrim nuk do ta rrezikojë koalicionin, duke pasur parasysh se Mali i Zi ka prioritete të qarta në politikën e jashtme, e nujë prej tyre janë pikërisht marrëdhëniet e mira me fqinjët.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21