Top Channel/ “Made in China” , rruga e re kineze e Mëndafshit pëson të çara!
06/05/2021 16:45

Në Rrugën e re të Mëndafshit, si projekti prestigjoz i Kinës po shfaqen të çara. I nisur në vitin 2015, si projekti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Presidentit kinez Xi Jinping, ai u prit mirë nga vendet e interesuara të përfitonin nga globalizimi kinez. Por që nga ajo kohë qëndrimi ndaj Kinës është ashpërsuar, veçanërisht në disa vende demokratike, thotë DW. Entuziazmi ndërkombëtar për projektin e preferuar të Xi-së ra kur u morr vesh për 1 milionë ujgurët që mbahen në kampet e riedukimit dhe për punëtorët me punë të detyruar në Xinjiang, kur filloi të pyetet seriozisht për mënyrën se si e trajton Kina virusin e Coronës dhe origjinën e tij, dhe kur u panë përpjekjet e Pekinit për të minuar demokracinë në Hong Kong. Vendet perëndimore janë inkurajuar nga riorientimi që Presidenti i SHBA-së Joe Biden u ka bërë marrëdhënieve të politikës së jashtme, gjë që pasoi kaosin dhe përçarjen e periudhës së Donald Trumpit. Administrata e Bidenit po flet për rritjen e agresionit kinez dhe është duke kërkuar krijimin e aleancave me Europën dhe aleatët e tjerë tradicionalë. Kryesimin e vendeve që po bëjnë “prapaktheu” e mban Australia, kryeministri Scott Morrison i së cilës tha se nuk mendon se Rruga e re e Mëndafshit "është në përputhje me interesat kombëtare të Australisë”. Marrëdhëniet midis Kanberras dhe partnerit më të madh tregtar u dëmtuan rëndë, që kur Morrison i bëri thirrje Pekinit të lejojë hetime të pavarura në Ëuhan, për të bërë prova për origjinën e koronavirusit.

Top News – Trump i vendos ultimatum BE-së / Deri më 4 korrik të ratifikojë marrëveshjen tregtare
08/05 11:41
Top Channel/ SHBA, gjykata “rrëzon” tarifat e reja të Trump: Nuk justifikohen me ligjin tregtar!
08/05 11:30
Top News – Inteligjenca artificiale në shëndetësi. Forbes rendit shqiptarin si pjesë të revolucionit
08/05 11:27
Top News – Dronë mbi Moskë e raketa mbi Kiev / Armëpushimi në grimca, akuza të ndërsjellta
08/05 11:25
Top News – SHBA dhe Irani, zjarr në Hormuz / Trump: Armëpushimi është ende në fuqi, pavarësisht…
08/05 11:25
Top News – Do kufizojë popullsinë në 10 milionë / Zviceranët të ndarë në mënyrë të barabartë
08/05 11:13
Top News – Terrorizon vullkani, tre viktima / Shpërthen mali, 20 persona rezultojnë të zhdukur
08/05 11:03
Top News- Trendi në rrjetet sociale çmend adoleshentët, rrahin për vdekje një burrë dhe e filmojnë
07/05 23:00
Top News- Si po shndërrohet Trump në Presidentin më të papëlqyer në historinë e SHBA/ Analiza e CNN
07/05 22:57
Top News- Drejt karantinës? Bota e shqetësuar nga Hantavirusi, OBSH bën sqarimin e rëndësishëm
07/05 22:30
Top News- Negociatat e brishta të Lindjes së Mesme/ SHBA e Irani pranë një armëpushimi të përkohshëm
07/05 22:23
Top News- Hantavirusi rikthen kujtimet e COVIDIT? Të infektuarit do evakuohen, por ku do të shkojnë?
07/05 20:04
Top Channel/ Publikohet letra e fundit e Epstein nga momentet e fundit në qeli: Më hetuan, por…
07/05 20:00
Top News – Abuzimi me montazhet e AI. BE ashpërson rregulloren kundër manipulimit të imazheve
07/05 19:02
Top News – Goditet klani italo-shqiptar në Napoli. Lëviznin sasi të mëdha kokaine, 14 të arrestuar
07/05 15:30
Top Channel/ BE, hap drastik: Do ndalohen sistemet e AI që gjenerojnë foto të rreme me sfond intim!
07/05 15:25
Top Channel/ Plani gjerman me 6 pikë për Ballkanin shkon në BE: Reformim edhe për vetë bllokun!
07/05 15:22
Top News – Irani shkatërron bazat amerikane / Më shumë nga sa pranon Trump, WP: Ja pamjet satelitore
07/05 14:50
Top News – Anija e prekur nga virusi i miut…Në rrugë drejt Ishujve Kanarie, evakuohen 3 pasagjerë
07/05 14:45
Top News – Dekada jetesë me trupat amerikane / Qyteti i vogël gjerman përgatitet për braktisje
07/05 14:28