Top Channel/ Macron i kërkon ndjesë Algjerisë për braktisjen e luftëtarëve Harki
20/09/2021 20:58

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar sot "falje" në emër të vendit të tij për braktisjen e luftëtarëve algjerianë që luftuan përkrah saj në përpjekjen e pavarësisë së vendit Më shumë se 200,000 algjerianë luftuan në radhët e ushtrisë së Francës, kur Algjeria luftoi kundër kolonizatorëve të saj nga viti 1954 deri në 1962. Në fund të lutës që ishte brutale nga të dyja palët, qeveria franceze i braktisi mbështetësit e saj algjerianë të njohur si Harki, megjithë premtimet se do të kujdesej për ta. Këta luftëtarë të bllokuar në Algjeri, u masakruan pa mëshirë nga drejtuesit e tij të vendit të pavarur. Mijëra të tjerë që u arratisën në Francë, u internuan në kampe përqendrimi, shpeshherë me familjet e tyre në kushte degraduese e traumatizuese. "Dua të shpreh mirënjohjen time për luftëtarët," tha Macron në ceremoninë e pallatit presidencial Elysee ku merrnin pjesë rreth 300 njerëz, kryesisht Harki të mbijetuar dhe familjarë të tyre. "Ne po kërkojmë falje. Ne nk do të harrojmë," tha Macron duke shtuar se Franca kishte dështuar në detyrimet e saj ndaj Harki-ve, grave e fëmijëve të tyre. Presidenti centrist është detyruar të përballet me disa nga kapijt më të errët të hisorisë koloniale të vendit. Ai premtoi sot një ligj të ri për njohjen e përgjegjësisë së shtetit. Fjalimi i tij u ndërpre disa herë nga njerëz të pakënaqur, përfshi dhe një grua që e akuzoi për "premtime boshe". Edhe pararendësi i Macron, presidenti Francois Hollande në 2016 pranoi tradhtinë e Francës në braktisjen e luftëtarëve besnikë.

Top Channel/ Hamasi: Të hënën nis lirimi i pengjeve- Izraeli gati të shpërthejë tunelet nëntokësore!
12/10 15:12
Top News – SHBA përcakton shënjestrat në Rusi / Inteligjenca amerikane ndihmon Ukrainën
12/10 14:42
Top News – Plas lufta mes Pakistanit e Afganistanit/ Mbyllet kufiri mes vendeve, 58 ushtarë të vrarë
12/10 14:41
Top News – Aleancë e fortë Kinë-Kore e Veriut / Forcohet bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve
12/10 14:38
Top News – Nis sistemi digjital i kufijve / BE, regjistrim elektronik i të dhënave të shtetasve
12/10 13:16
Top News – ‘Mision i Pamundur’ në Paris / Kryeministri Lecornu përgatitet për betejën e buxhetit
12/10 13:16
Top News – Joe Biden nën radioterapi / Ish presidenti po trajtohet për kancerin e prostatës
12/10 13:14
Top News – Mision 12 orësh pranë kufirit rus / Avionët britanikë bashkë me SHBA-në e NATO-n
12/10 13:14
Top News – Ndahet nga jeta aktorja e njohur / Shuhet në moshën 79 vjeçare Diane Keaton
12/10 13:12
Top Channel/ Trump-Zelensky/ Presidenti i kërkon “plan” si për Gazën: Ndalni luftën edhe tek ne
12/10 00:10
Top News- Sulme me dron e predha artilerie/ Vijon lufta në Sudan, të paktën 60 viktima nga ofensiva
11/10 22:00
Top News- Mision në kufirin rus, avionët luftarakë të Britanisë e SHBA trembin Moskën
11/10 21:15
Top News- Dritë në fund të tunelit për Gazan/ OKB merr dritën jeshile për dërgimin e ndihmave
11/10 18:42
Top News- Izrael-Hamas takohen të hënën/ Në praninë e Trump, nënshkruhet marrëveshja e paqes
11/10 18:22
Top Channel/ Afgani kërcënoi Nigel Farage, Gjykata shpall fajtor pasi hodhi një video në Tik Tok
11/10 15:40
Top Channel/ Samit për rindërtimin e Gazës, pas përfundimit të luftës do diskutohet e ardhmja
11/10 14:15
Top News- Korea e Veriut nxjerr ‘bishën’ e re/ Prezanton raketën që mund të godasë SHBA-të
11/10 13:58
Top News- Sulmohet kryebashkiakja/ Vajza e adoptuar qëllon disa herë, mister shkaku
11/10 13:13
Top News- Shqiptari kapet me pistoletë e kokainë në Greqi, po lëvizte me makinë kur u prangos
11/10 13:02
Top Channel/ Komunistët koreanë tregojnë armët, në paradën ushtarake nxjerrin Hwasong-20
11/10 12:27