Top Channel/ Lista Serbe bojkoton dhe zgjedhjet: Nuk dalim në votime në veri!
15/11/2022 19:25

Pak pasi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi se zgjedhjet e jashtëzakonshmë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposavic do të mbahën në 18 dhjetor, Lista Serbe - partia kryesore e serbëve në vend – deklaroi se nuk do të marrë pjesë në votime. Kryetarët e këtyre katër komunave - që të gjithë nga Lista Serbe - dhanë dorëheqje në 5 nëntor, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa të paligjshme serbe. Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, zgjedhjet do të bojkotohen jo vetëm nga kjo forcë politike, por edhe nga “mbi 95% e qytetarëve në këto zona”. Në lokalet e vitit të kaluar, nga mbi 31.500 votues që morën pjesë ne zgjedhjet në katër komunat veriore, mbi 28.500 votuan për Listën Serbe. Asokohe, misioni vëzhgues i Bashkimit Europian deklaroi se “Lista Serbe e ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës” dhe, sipas tij, ka pasur “raste të kërcënimit dhe presioneve” mbi votuesit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur tashmë përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në Mitrovicë të Veriut, Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan. Sinjali se zgjedhjet do të dështojnë edhe nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkovic, i cili i përshkroi ato si “një përpjekje e re e Prishtinës për të pushtuar” veriun e Kosovës, “duke u fshehur pas një lloj procesi zgjedhor”. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kosovë, arrestohet ish-ministri. Astrit Haraçija u prangos në aksionin antidrogë
15/11 19:49
Top News – Strategjia për ish-krerët e UÇK-së / Partitë politike në Kosovë ‘përgatiten në heshtje’
15/11 18:00
Top Channel/ Kosovë, qeveria “numëron” dështimet/ U ngadalësua ekonomia, probleme në drejtësi
15/11 11:06
Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32