Top Channel/ Lista e kombëtares/ Grumbullohen 26 lojtarët për ndeshjet me Spanjën dhe Gjeorgjinë
19/03/2022 19:45

Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 ndeshje miqësore këtë muaj atë me Spanjën dhe Gjeorgjinë. Trajneri i kuqezinjve ka publikuar listën e 26 futbollistëve të grumbulluar për këto dy përballje dhe në të përfshihen lojtarë që thirren për herë të parë nga tekniku italian. Bëhet fjalë për portieri Elhan Kastratin që aktualisht është pjesë e skuadrës së Cittadellës në Serinë B italiane. Po kështu kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit Reja me formën e tyre edhe mesfushori i empolit Kristian Asllani si dhe mbrojtësi i benficat Adrian bajrami. Ky i fundit, fillimisht ishte në listën e trajnerit Bushi të Kombëtares U21 për ndeshjet me Cekinë dhe anglinë, por stafet e teknike të të dy skuadrave kanë arritur akordin që Bajrami të vihet nën urdhrat e trajnerit Reja në Kombëtaren A Në listën e të grumbulluarve të Rejas për sfidën me Spanjën dhe Gjeorgjinë figuron emri i Giacomo Vrionit për të cilin ky është një rikthim në kombëtaren kuqezi me sulmuesin shqiptar që po bën shumë mirë në radhët e Tirolit në kampionatin austriak. Po kështu është rikthyer në radhët e përfaqësueses shqiptare pas mungesës në disa ndeshje edhe mbrojtësi i rayo Vallecao , Ivan Balliu. Përsa i përket pjesës tjetër të futbollistëve të grumbulluar nuk ka ndryshime dhe janë të njëjtat emra që janë thirrut edhe në ndeshjet e kaluara. Kombëtarja shqiptare do të luajë në 25 mars me Spanjën në Barcelonë , ndërsa në 29 mars do të presë Gjeorgjinë në 'Air Albania Stadium'.

Top Channel/ Shqipëri-Finlandë, sot në Digitalb! Kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup
12/11 20:16
Top Channel/ Berisha rikthehet në portë, shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, formacioni i Maran
12/11 12:32
Top Channel/ Kuqezinjtë/ Prova e fundit, Shqipëria përgatitet për Finlandën, stadiumi plot dhe…
11/11 12:58
Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41