Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit detyrim paraqitje për 4 të arrestuarit për zjarrin e rënë te pallati 12 katësh pranë QSUT. Togat e zeza kanë liruar nga qelia Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se prokurori i çështjes kërkoi masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa të arrestuarit ishin nën akuzën për ‘shkatërrim pro9ne nga pakujdesia’.