Jared Kushner ka reaguar publikisht për herë të parë për të sqaruar projektin e Zvërnecit. Në një reagim në portalin e tij, duke iu përgjigjur revistës amerikane “The Neë Yorker” dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump kundërshton pretendimet se toka i është falur nga qeveria shqiptare dhe thotë se ajo është blerë për 230 milionë euro, përmes një transaksioni privat.