Pas një periudhe rreth dy mujore me thatësirë, reshjet e shiut janë rikthyer këtë të shtunë në verilindje të vendit. Në Kukës, gjatë orëve të para të mëngjesit, kushtet meteorologjike janë përkeqësuar, duke sjellë reshje shiu në formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me erëra të forta.