Countdown-i i afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, nisi fill pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. KQZ-ja i certifikoi rezultatet përfundimtare më 8 korrik, ndërsa, sipas Kushtetutës, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve.