Top Channel/ Kosova kritika Serbisë! Bisedimet në BE, Bislimi: Beogradi nuk respekton marrëveshjet
19/03/2024 19:42

Bashkimi Evropian ka mbajtur takim të përbashkët me kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës në përpjekje për të gjetur zgjidhje për dinarin. Emisari special për dialogun, Mirsolav Lajcak fillimisht palët i takoi ndaras e pastaj së bashku, ku u ka kërkuar që deri të premten të dorëzojnë propozimet e tyre mbi këtë çështje. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të ketë përsëri takim për t’i diskutuar propozimet e palëve. Mes tjerash ai ka njoftuar se pala serbe edhe në këtë takim është deklaruar se nuk e njeh Marrëveshjen bazë të arritur një vit më parë. “Kryenegociatori serb iu bishtnua përgjigjes disa herë, në fund tha se për Serbinë është problematike marrëveshja pasi ka nene të cilat merren me statute, sidomos ato nene që tregojnë për respektimin e integritetit territorial, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të ngjashme. Në fakt, na u tha që Serbia nuk e njeh marrëveshjen si të tillë. Ai tha se për Serbinë është e pamundur të nënshkruhet një marrëveshje me Kosovën”, tha Bislimi. Në takim u diskutua edhe për zbatimin e Marrëveshjes bazike për normalizim dhe aneksin e saj, për dokumentin për termin e referencës për personat e zhdukur me dhunë dhe për energjinë.

Top Channel/ Kosova nderon familjen Jashari në Prekaz
28/11 12:08
Top Channel/ Prishtinë, tensione për vendosjen e muralit të Nënë Terezës: Ndërhyn policia!
28/11 11:32
Top Channel/ Kosova feston Ditën e Forcës. Kazerma “Adem Jashari” hap dyert për qytetarët
27/11 15:19
Top Channel/ Integrimi në BE, Shiroka-Pula: Kosova të trajtohet si e barabartë me të tjerët!
27/11 14:58
Top News-‘Dita e Forcës’ në Kosovë/ Presidentja-FSK-ja, garanci për mbrojtjen e sovranitetit
27/11 12:07
Top Channel/ Ligji për “specialen” në Kosovë, Kuvendi nderon luftëtarët e lirisë
26/11 19:45
Top Channel/ 29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë
26/11 14:52
Top News – Sekuestrohen mbi 1 milion euro. Tre të arrestuar në Kosovë, mashtruan e zhvatën qytetarët
26/11 14:11
Top Channel/ BE, Shqipëria merr fondet e Kosovës? Von der Leyen: “I kalojnë kujt e meriton”!
26/11 12:01
Top News- Kurti nuk tërhiqet për Milan Radoiçiç/ Kërkon nga Brukseli që Serbia ta dorëzojë
25/11 22:10
Top News- Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë/ Shifra të larta, mbi 2.000 raste dhune në familje
25/11 21:30
Top News – Kurti kërkon hapjen e negociatave. ‘Kemi bërë përparime në demokraci dhe ekonomi’
25/11 20:45
Top News-Rriten çmimet e importit dhe prodhimit/Kosovë, rritje me 5% në 3-mujorin e tretë
25/11 16:25
Top Channel/ Kosova në veprën e Kadaresë. Ekspozohen dorëshkrime, letra dhe botime të rralla
25/11 15:26
Top News- Mashtrim në emër të Policisë/ Qytetarët në Kosovë kërcënohen me arrestim
25/11 14:01
Top Channel/ Prishtina kuq e zi, Ambasada e shqiptare organizon pritjen për 28 dhe 29 Nëntorin
25/11 12:27
Top News – ‘Vendos emrat tanë te varri mamit’/ Avokati i Liridona Ademajt ndan mesazhin prekës
25/11 12:14
Top News- Mbi 40 lloje armatimi/ Qeveria e Kosovës publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
25/11 10:54
Top Channel/ Vrasja e Zekajt, pranga ish-vjehrrës! Zgjerohen hetimet për krimin
24/11 19:57
Top News- Nxitën vrasjen e Arlindës / Pas bashkëshortit, arrestohet edhe vjehrra dhe kunati
24/11 14:09