Top Channel/ Koreja e Veriut po dërgon trupa në mbështetje të Rusisë? Zyrtarët paralajmërojnë: Do…
19/10/2024 22:13

Përfshirja e trupave të rregullta të Koresë së Veriut për të mbështetur sulmin rus në Ukrainë do të ishte një përshkallëzim serioz i luftës, deklaruan ministrat e jashtëm të Francës dhe Ukrainës në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev. Kjo shënoi vizitën e parë në Ukrainë të ministrit francez Jean-Noel Barrot, që nga marrja e detyrës në muajin shtator. Ai pritet të vizitojë të dielën pjesën lindore të vendit, ku Franca do të financojë dy qendra të reja për mbrojtjen e fëmijëve të prekur nga lufta. Të enjten Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, akuzoi Korenë e Veriut se po përgatitet të dërgojë 10,000 ushtarë për të ndihmuar Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës. Por shefi i NATO-s Mark Rutte tha se deri tani nuk kishte prova për praninë e Phenianit në Ukrainë. “Një zhvillim i tillë do të ishte diçka serioze e do ta shtynte konfliktin në një fazë të re, duke e përshkallëzuar atë“, tha Barrot në Kiev, duke shtuar se një lëvizje e tillë do të ishte gjithashtu dhe një sinjal se Moska po haste vështirësi në luftë. Homologu i tij ukrainas Andrii Sybiha, tha se rreziku i përshkallëzimit nga ky vendim ishte “i madh”. “Ky është një kërcënim i madh për një përshkallëzimit të mëtejshëm të agresionit rus kundër Ukrainës. Ekziston një rrezik i madh që ai të dalë jashtë nivelit që paraqitet apo dhe kufijve të tij aktualë“. Në fillim të kësaj jave, Zelenskiy prezantoi ‘planin e fitores’ për të cilin tha se do t’i mundësonte Ukrainës t’i jepte fund luftës jo më vonë se vitin e ardhshëm. Hapi i parë i këtij plani do të ishte anëtarësimi i pakushtëzuar i Ukrainës në NATO.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48