Top Channel/ Koncesioni 1.3 mld euro i Ballukut! Lekaj-Fier, Fusha shpk eliminoi garën në tender
22/11/2022 19:32

Koncesioni 35 vjeçar për rrugën Lekaj-Fier parashikohet të kushtojë 384 milionë euro sipas kontratës së propozuar por ende të panënshkryuar nga palët, ministria e infrastrukturës dhe grupi i kompanive me në krye Fushën. Për koncesionin e kësaj rruge 46 kilometra të gjatë në pjesën më të madhe të asfaltuar parashikoheshin shpenzime nga 170 deri në 200 milionë euro. Por koncesioni u dha pa garë duke dyfishuar kostot. Në tenderin për koncesionin e rrugës Lekaj, Konjat fier në garë janë futur një bashkim i 8 kompanive të drejtuara nga kompania fusha e cila deklaron se do ndaje punet me kompanite Albavia’, ‘Agbes Construksion’, ‘Kupa’, ‘Ante Group’, ‘Klodioda’, ‘ALTEA’ dhe ‘Geostudio & Sphaera’. Edhe pse në shqipëri ka shumë kompani që merren me ndërtime rrugësh të këtij niveli. Asnjë prej tyre nuk hyri në garë. Ajo që e bën edhe më të dyshimtë mënyrën e dhënies së këtij koncesioni është mungesa e kompanive të huaja. Ky koncesion vetëm me një ofertë është më shumë dhënie e tenderit një kompanie të vetme me cmimin që ka kërkuar ajo dhe jo që i leverdis buxhetit të shtetit. Pas ndërtimit me këtë kosto, të tetë kompanitë do ndajnë fitimin duke vendosur taksë për kalimin në rrugën me më shumë trafik në shqipëri. Paraprakisht thuhet se taksa do jetë dy euro, por ende nuk është nënshkruar kontrata dhe shifrat ndryshojnë rrugës. Kompanitë ndërtuese ndërkohë do ti paraqesin qeverisë kostot 384 milionë euro me gjithë interesat, para se të vendoset tatim fitimi. Ndërkohë që sipas të dhënave qeveria do ti sigurojë kompanive pagesa nga 1 deri në 2.7 milionë euro nga viti 2025 deri në 2042 si garant për trafikun e munguar. Por një ide më e qartë në lidhje me shifrat do krijojë kontrata koncesionare e cila ka nisur të negociohet mes ministrisë së infrastrukturës dhe koncesionarit.

Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Hashash mes pyllit në Koman. Katër të arrestuar dhe 57 kilogram drogë e sekuestruar
30/10 15:33
Top News – ‘Nuk rrisim taksat, i shpërndajmë ato’. Malaj mbron paketën fiskale, Braçe në një linjë
30/10 15:31
Top Channel/ Ndahet nga jeta Bashkim Zeneli. Shuhet ish-deputeti dhe diplomati i njohur
30/10 15:29
Top Channel/ Lamtumirë akademikut Luan Omari. Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare
30/10 15:27
Top Channel/ SPAK mbyll hetimet për Berberin. Merret i pandehur për shkelje të barazisë në 9 tendera
30/10 15:17
Top Channel/ Shqetësim për paraburgimin e Veliajt. Zyrtari europian kërkon proces të drejtë
30/10 15:06
Top Channel/ Theu xhamat e Kushtetueses. Arrestohet protestuesi 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë
30/10 15:04
Top Top Channel/ BE dënon dhunën në protesta. Ambasadorja: Institucionet të dëgjojnë qytetarët
30/10 15:02
Top News – ‘Institucionet të dëgjojnë qytetarët’. Ambasadorja e BE: Por dhuna është jodemokratike
30/10 15:02
Top News – Bordi rrit naftën, ul benzinën. Ndryshojnë sërish çmimet tavan të karburanteve
30/10 14:49
Top News – Paraburgimi i zgjatur i Veliajt. Zyrtari i BE i kujton Shqipërisë raportin e ‘Kongresve’
30/10 14:38
Top News – IKMT, aksion në Himarë. Shemben ndërtimet pa leje në Borsh dhe Dhërmi
30/10 14:30
Top Channel/ Sekuestrohen 56.7 kg kanabis sativa në fshatin Koman, 4 shtetas në pranga
30/10 14:12