Në ditën e dytë të dhënies së dëshmisë në Hagë, ku është thirrur nga ekipi i avokatëve mbrojtës të ish presidentit të Kosovës Hashim Thaci, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin tregoi arsyet se përse ka refuzuar të jetë dëshmitar i Prokurorisë në këtë cështje, duke nënvizuar kjo ka të bëjë me pikëpamjet e tij për Gjykatën Speciale. Rubin e quajti të padrejtë mbajtjen për gati pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët, sipas tij, u dorëzuan vetë.