Top Channel/ Kërkoi leje për të marrë pjesë në Parlament, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës
23/05/2024 19:22

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për të shkuar në parlament. Pak kohë më parë ish-kryeministri kishte bërë rekurs dhe kishte kërkuar t’i jepet leje për të shkuar në kuvend, por kjo u refuzua në seancën e pasdites së sotme. Kjo nuk është hera e parë që gjykatat rrëzojnë kërkesat e ish-kryeministri të Shqipërisë, pas vendimit për t’u mbajtur në arrest shtëpie. Por përtej izolimit në banesën e tij, Sali Berisha tashmë rrezikon edhe mandatin e deputetit. Për herë të fundit ai ka qenë i pranishëm në parlament më 21 dhjetor. Më pas, më 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme e Shqipërisë vendosi nën arrest shtëpiak ish-kryeministrin, i cili është duke u hetuar nën dyshimet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Kushtetuta parashikon që kur një deputet mungon për më shumë se gjashtë muaj në parlament, ai e humb mandatin. Në nenin 71 të kushtetutës së Shqipërisë, pika 2 germa d), thuhet se “mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në kuvend”. Avokatët e Berishës dhe mbështetësit e tij në radhët e Rithemelimit e kanë ngritur edhe më parë këtë si shqetësim. Gjatë qëndrimit të tij në arrest shtëpie Sali Berisha është takuar me gazetarë të RAI3 dhe ish-eurodeputetin Elmar Brook, çka i detyroi prokurorët e Spak të reagonin publikisht, duke i konsideruar thyerje të arrestit shtëpiak veprimet e ish-kryeministrit. Mirëpo Berisha sërish e ka injoruar ligjin dhe reagimin e prokurorrëve, sepse gjatë ditës së sotme u takua në banesën e tij me aktorin Çun Lajçi, një mëbshtetës i hershëm i tij.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06