14 persona janë vënë nën masa sigurimi në Fier, pasi dyshohet se ushtronin aktivitet financiar në fushën e këmbimit valutor pa licencën përkatëse të Bankës së Shqipërisë. Hetimi është zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë, në kuadër të një procedimi penal për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.