Top Channel/Katër persona në pranga për blerje votash në RMV, i gjenden 2 mijë euro
17/10/2021 10:04

Policia maqedonase arrestoi katër persona të dyshuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ndalimi i tyre u bë në lagjen në lagjen Dracevë të Shkupit, ku thuhet se i kapën duke u shpërndarë para në këmbim të votës. Personave iu konfiskuan 2000 euro. “Të ndaluarit akuzohen për veprën penale ‘ryshfet në zgjedhje dhe votim’. Cështja i kaloi Prokurorisë publike për procedim të mëtejmë”, thuhet në njoftim. Po kështu është prangosur dhe një person tjetër në qytetin e Prilepit për kërcënim ndaj një kandidati për kryetar të komunës. I ndaluari i moshës 21-vjeçare u dënua me procedurë urgjente me tetë ditë burgim. Të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë shfrytëzuar tashmë të burgosurit, të moshuarit me sëmundje kronike, personat me invaliditet si dhe të infektuarit me koronavirus. Maqedonia e Veriut zgjedh këtë të djelë kryetarët e 80 komunave dhe këshillave komunalë, si dhe kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal. Në garë janë 10,653 kandidatë të partive politike, koalicioneve si dhe kandidatë të pavarur.Gara kryesore zhvillohet mes dy blloqeve politike, LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet, dhe partive opozitare VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Top News- Plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Shënjestër i ati, atentati u porosit nga burgu
26/09 14:21
Top News- Breshëri plumbash drejt kafenesë! Plagoset një fëmijë shqiptar, tronditet Athina
26/09 11:43
Top News – Shpërthim në lagjen Plakë të Athinë, shembet godina në lagjen ‘shqiptare’
25/09 13:37
Top News- Ndikimi i Teheranit/ Armët nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi
25/09 12:17
Top News- Përafrimi i politikave me BE/ Mali i Zi vendos viza për rusët, bjellorusët dhe turqit
25/09 11:05
Top News – Vuçiç dorëhiqet pa dëbuar rusët. Presidenti serb: Do të flas me Putin për naftën
25/09 09:56
Top News- Rënia e rreshterit Bunjaku në Banjskë/ Politika nderon dëshmorin: Agresori vijon i lirë
24/09 12:34
Top News-Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin/ ‘Marrëveshjet e arritura nga Dialogu, janë të detyrueshme’
23/09 14:30
Top News- ‘Ishte një fyerje ndaj viktimave’/ Kroacia kritikon Serbinë për nderimet ndaj Mlladiç
23/09 13:18
Top News- Gafa e ambasadores serbe në Spanjë/Puth flamurin e Holandës dhe bën shenjën e tre gishtave
23/09 10:43
Top News- Athina i përgjigjet Turqisë: “Kimonas” dhe “Centaurus” përballë armatës turke
22/09 22:57
Top Channel/ Paga minimale 1400 euro në Malin e Zi, qeveria miraton paketën e quajtur euromodel
22/09 12:27
Top News – Serbia ‘robotizon’ ushtrinë / Tregon ‘qentë’ kinezë në stërvitjen treditore
21/09 13:22
Top News – 10 mijë euro për të jetuar në Çamëri. Greqia plan për ripopullimin të zonave kufitare
19/09 20:00
Top News – Rritje pagash nga janari në Mal të Zi/ Spajiç: Minimalja arrin deri në 1,400 euro
18/09 13:04
Top News- Shqiptarë e serbë, ‘sherr’ për indianët/ Ironia në Instagram: Ejani në Tiranë e Serbi
17/09 13:49
Top Channel/ Dënimet në Hagë, Vuçiçit nuk i del inati me shqiptarët, kërcënon e shpërthen ndaj Ramës
16/09 23:18
Top News- Vuçiç i pakënaqur me Hagën, mesazh serbëve: Mos festoni, vendimi jo përfundimtar
16/09 22:28
Top News- Tjetër arratisjeje e Alket Rizait/ Theu lejen e posaçme, Greqia e shpall në kërkim
14/09 11:28
Top News- ‘Popull serb ka në Serbi’/ Haxhiu përplaset me deputetin e Listës Serbe
09/09 17:30