Kanadaja u përball së fundi me një valë rekord të nxehti, e cila shkaktoi vdekjen e qindra personave, dhe u pasua nga zjarre të shumta. Biologët sakaq tërheqin vëmendjen dhe ndaj një pasoje tjetër të tmerrshme të kësaj situate klimatike: ata thonë se përvëlimi i pazakontë mund të ketë vrarë deri në 1 miliardë kafshë ujore përgjatë brigjeve të Paqësorit! Christopher Harley, nga Universiteti i British Columbias jep alarmin mbi brishtësinë e ekosistmeve përballe temperaturave ekstreme. “Kjo kupolë të nxehti”, sic e quan ai, që u depozitua mbi Kanadanë perëndimore dhe veriperëndimin e SHBA-së, bëri që temperaturat të kapërcenin 40 gradët, duke kaluar cdo limit të së shkuarës për këtë periudhë.