Top Channel/ Irani ndal sulmet ndaj Izraelit, tërhiqet edhe Tel Avivi, BE nis zbatimin e sanksioneve
08/06/2026 20:05

Pas disa orësh shkëmbime të ndërsjella sulmesh, Irani njoftoi se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por paralajmëroi se do t'i rifillojë ato me intensitet më të lartë e më shkatërrues, nëse sulmet nga pala tjetër vazhdojnë, përfshirë edhe në Libanin jugor. "Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, në mbështetje të popullit të shtypur të Libanit, i kanë dhënë një përgjigje të dhimbshme Izraelit", ka thënë ushtria iraniane në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve “Tasnim”. Në deklaratën e saj, ushtria iraniane nuk shpalli një armëpushim, por një operacion të përfunduar, me disa kushte. Ata paraqitën ndaljen e luftimeve jo si ulje të tensioneve, por si një mesazh të dërguar, në përpjekje për të ruajtur imazhin e forcës. Edhe Izraeli ka vendosur të pezullojë sulmet e drejtpërdrejta kundër Iranit pas një kërkese nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. “Të dyja palët, Izraeli dhe Irani, po synojnë të arrijnë një armëpushim të menjëhershëm”, tha Trump, duke shtuar se negociatat përfundimtare për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran po vazhdojnë dhe se bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Menjëherë pas reagimit të Trump, mediat izraelite raportuan se në Jerusalem ishte marrë një vendim për të ndaluar sulmet ajrore në tokën iraniane. Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme me raketa herët të hënën. Sulmet nisën nga Teherani në disa pjesë të Izraelit, që sollën dhe reagimin e Tel Avivit. Pas sulmeve reagoi edhe Bashkimi Evropian, duke njoftuar sanksione ndaj Iranit. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se shtetet anëtare kanë sanksionuar Iranin për "kufizimin e trafikut detar" në ngushticën e Hormuzit, ndërsa shtoi se dronët e Teheranit po kërcënojnë kalimin e sigurt të anijeve përmes rrugës ujore kyçe. Kjo është hera e parë që Bashkimi Evropian zbaton regjimin e saj të ri të sanksioneve për lirinë e lundrimit.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00