Jo vetëm në drejtim të turizmit dhe pasurive të paluajtshme, qeveria shqiptare do të orientoj investimet e huaja edhe tek prodhimi. Në strategjinë Kombëtare të Industrisë për vitet 2026-2030 parashikohen rregulla të reja për investimet në Shqipëri të cilat sdo të maten vetëm me vlerën financiare, por edhe me ndikimin që sjellin në ekonomi, eksporte dhe në krijimin e vendeve të punës.