Rumania ka mbyllur të vetmin central bërthamor, për shkak të niveleve jashtëzakonisht të ulëta të ujit në lumin Danub, të shkaktuara nga moti i nxehtë, që ka prekur prej javësh pjesën më të madhe të Evropës. Cernavoda, i vetmi central bërthamor i Rumanisë, prodhon zakonisht rreth një të pestën e energjisë elektrike të vendit. Centrali Cernavoda nuk pritet të rifillojë punë brenda 10 ditëve të ardhshme. Rumania kishte shpenzuar më shumë se 2 milionë euro për të shmangur mbylljen e plotë, duke ndërhyrë për devijimin e rrjedhës së Danubit, përfshirë shpërthimin e një shkëmbi dhe zhytjen e katër maunave të mbushura me gurë.