Agjencia amerikane e Imigracionit dhe Doganave planifikon të blejë doreza me elektroshok për oficerët në terren, duke alarmuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut të cilët kanë dënuar aktivitetin e saj gjatë raprezaljes së Presidentit Donald Trump ndaj emigrantëve. Një shënim në faqen e internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, pjesë e të cilit është agjencia e imigracionit dhe doganave, thotë se ajo planifikon të shpenzojë deri në 20 milionë dollarë për dorezat me emetim të voltazhit të ulët të gjeneruar CTG-5. Dorezat me elektroshok mund të frenojnë aftësinë e një individi për t'u përgjigjur.