Top Channel/ Çdo minutë është jetike/ Kolumbia në kaos pas tërmetit, qindra të vdekur
13/08/2026 20:23

Ekipet e shpëtimit në Kolumbi po luftojnë me kohën për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja, pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.4 që goditi vendin të hënën. Sipas të dhënave të fundit, të paktën 265 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 3,700 janë plagosur, ndërsa 496 persona rezultojnë të zhdukur. Megjithatë, të dhënat e organizatave të shoqërisë civile sugjerojnë se numri i personave që ende nuk janë gjetur mund të jetë shumë më i lartë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në pjesën perëndimore të Kolumbisë, veçanërisht në Cali, Pereira, Manizales dhe Quibdo. Ndërtesa u shembën, rrugët u dëmtuan dhe mijëra familje mbetën pa shtëpi. Më shumë se 25,800 familje janë prekur nga katastrofa. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet pa ndërprerje në zonat më të goditura, ndërsa 48 deri në 72 orët e para pas një tërmeti konsiderohen periudha më kritike për gjetjen e të mbijetuarve. Me kalimin e kohës, mundësitë për të gjetur persona të gjallë nën rrënoja zvogëlohen, por ekipet vijojnë të kontrollojnë çdo hapësirë ku mund të ketë shenja jete.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48