Top Channel/ Shpërthim në portin më të madh të BE, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur
13/08/2026 20:16

Një shpërthim pranë portit të Roterdamit, në Holandë, ka shkaktuar një viktimë dhe gjashtë të plagosur këtë të enjte. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se deri më tani nuk ka të dhëna që ngjarja të jetë shkaktuar nga sabotimi. Megjithatë, të gjitha skenarët po shqyrtohen. Një zëdhënës i kompanisë së madhe të tregtimit të produkteve energjetike, Gunvor, tha se incidenti ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në një prej rezervuarëve të magazinimit të kompanisë. Gunvor ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet lokale. Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:30 të paradites, sipas kohës lokale. Porti i Roterdamit është më i madhi në Evropë dhe një prej qendrave kryesore për importin dhe magazinimin e naftës bruto dhe karburanteve. Në këtë zonë ndodhet edhe rafineria më e madhe e naftës në Evropë, impianti i Shell në Pernis, me kapacitet rreth 404 mijë fuçi në ditë, si dhe rafineri të kompanive BP, ExxonMobil dhe Vitol. Kompania Shell njoftoi se operacionet e saj në port nuk u prekën nga shpërthimi. Edhe terminalet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nuk u prekën, sipas autoriteteve të portit. Të dhënat e ENTSOG treguan një rënie të përkohshme të furnizimit me gaz nga terminali Gate LNG në Roterdam, e ndjekur nga luhatje të flukseve. Një ndërprerje e zgjatur e aktiviteteve do të ndiqej me vëmendje nga tregjet, pasi terminali Gate është një prej qendrave kryesore të importit të LNG-së në Evropën veriperëndimore. Ndërkohë, rezervat e gazit në Holandë janë aktualisht rreth 40% të mbushura, sipas të dhënave të Gas Infrastructure Europe, në prag të sezonit të dimrit. Autoritetet e portit të Roterdamit theksuan se nuk ka lidhje mes shpërthimit dhe ndërprerjes së energjisë, ndërsa gjatë ditës ishin regjistruar disa ndërprerje të energjisë në zona të ndryshme të portit.

Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06