Top Channel/ Pamje tmerri! Halkidiki në flakë, evakuime masive nga toka e deti
13/08/2026 20:42

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e së enjtes Halkidikinë, një nga zonat turistike më të njohura të Greqisë, rreth 100 km nga Selaniku duke detyruar autoritetet të evakuojnë banorë dhe mijëra pushues nga qytezat Siviri dhe Fourka. Flakët, që u shfaqën pas orës dy të mesditës, të ndihmuara nga erërat e forta, kaluan rrugën kryesore dhe zbritën deri pranë detit, duke hyrë në zonat me banesa pushimi dhe duke krijuar një front prej më shumë se 4 km.. Deri tani është konfirmuar të paktën një shtëpi e shkrumbuar, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e përgjithshëm të banesave të dëmtuara. Situata u bë aq e rrezikshme sa autoritetet të cilat kanë nisur 4 mesazhe paralajmëruese nëpërmjet numrit të emergjencës 112 nisën evakuimin e njerëzve edhe nga deti. Anije të Rojës Bregdetare, mjete të zjarrfikësve dhe varka private kanë marrë banorë dhe turistë nga plazhi i Sivirit, ndërsa autobusë u dërguan për evakuimin e personave nga Siviri dhe Fourka. Në betejën me flakët janë angazhuar 148 zjarrfikës me 54 automjete dhe katër ekipe këmbësore. Nga ajri operojnë në mënyrë periodike nëntë avionë dhe shtatë helikopterë. Në operacion marrin pjesë edhe 12 zjarrfikës nga Moldavia. Dy zjarrfikës janë lënduar: njëri është dërguar në spital me dëmtim në këmbë, ndërsa një tjetër ka shfaqur probleme me frymëmarrjen. Kujtojmë se zona e Halkidhikisë dhe gadishulli I parë I saj, është një nga zonat më të preferuara për pushuesit ballkanikë, serbë, rumunë, shqiptarë, bullgarë apo ata nga Maqedonia e Veriut. Por Halkidikia nuk është fronti i vetëm sot në Greqi ku mbi 5 rajone janë në alarm të kuq për gjithë fundjavën, për shkak të temperaturave dhe erërave të fuqishme që në disa raste arrijnë mbi 110 km në orë. Zjarre të tjera shpërthyen në Aitoloakarnania dhe në Akontio të Viotisë, ndërsa vatra në Vartholomio të Ilias në Pelopones dhe në plazhin e Ofrinios në Kavala u vunë nën kontroll. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Greqinë shpërthyen 40 zjarre agro-pyjore; 31 u kontrolluan në fazën e parë, ndërsa në nëntë vatra operacionet vazhdojnë. Ndërkohë, autoritetet greke kanë kryer mbi 5 arrestime në disa rajone të vendit për shkaktim zjarresh ose shkelje të rregullave të mbrojtjes nga zjarri, ndërsa hetimet vazhdojnë për çdo vatër të re.

Top Channel/ Gates: AI mund të zhdukë 1 mld njerëz! Nuk ka pasur kurrë një armë kaq të fuqishme
25/09 23:03
Top Channel/ Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij?!
25/09 23:02
Top Channel/ “Jemi gati për marrëveshje”, presidenti i Iranit mesazh Trump: SHBA duhet të vendosë
25/09 22:05
Top Channel/ YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
25/09 22:04
Top News – Nxënësi me thikë 13 cm në shkollë, terror në klasë, ndërhyn mesuesi
25/09 21:00
Top News- “Na shpëtoni, po digjemi”, anija merr flakë në mes të detit, panik në bord
25/09 20:30
Top News – Aeroporti ‘Silvio Berlusconi’. Milan Malpensa emërohet në nder të ish-kryeministrit
25/09 20:19
Top Channel/ E zbulon Zelensky: Do takohemi me rusët në Emiratet e Bashkuara arabe
25/09 19:59
Top News – Bota muslimane bashkon forcat/ Prapaskenat e paktit trepalësh – Irani mund t’i bashkohet!
25/09 19:44
Top News – Trump, Putin e Zelenski në takim / SHBA propozon një tryezë tre palëshe në Emirate
25/09 16:27
Top News – Makinat do marrin kontrollin e Tokës / Papa lëshon alarmin për IA: Të vendosim rregulla
25/09 16:26
Top Channel/ Komenti për fundet e grave, Tajani kërkon falje: Opozita i kërkon dorëheqjen!
25/09 15:30
Top Channel/ “Kur do vini në Moskë”? Zelensky i kthehet keq gazetarit rus: “Do vij me raketë”!
25/09 15:28
Top News – Një NATO e botës myslimane…Marrëveshja e Mekës, Turqia bën ftesë për zgjerim
25/09 15:23
Top News – Shahed, Geran, Gerbera e Orlan…Dronët që Rusia mund t’i nisë nga flota hije në Mesdhe
25/09 15:09
Top News – Arrestohet aktorja Susan Sarandon / Protestoi kundër Netanjahut, pranga dhe 2 kolegeve
25/09 14:21
Top News – Putin dërgon avionët mbi Finlandë… / Finlanda e Suedia i gjurmojnë, mision i përbashkët
25/09 13:58
Top News – Trump i jep Ukrainës Patriotët / Zelenski konfirmon: Ka marrë vendimin përfundimtar
25/09 13:45
Top News – ‘Largohuni frikacakë’. Izraeli mban shënim shtetet që e bojkotuan në OKB
25/09 13:43
Top News – Trump i dëbon, Papa i afron: ‘Të gjithë gazetarët janë të mirëpritur’
25/09 13:41