Një shoferе kamioni në Britani ka fituar një dëmshpërblim prej 19,042 paundësh, pasi një kolege e saj e kishte akuzuar për përdorim të pamjes fizike dhe favoreve seksuale për të përfituar në vendin e punës. Charlotte Brooks, e cila punonte si shoferе HGV pranë kompanisë Co-op, pretendoi se komentet e koleges Kerry Dawson ishin pjesë e një sjelljeje që ajo e përjetoi si ngacmim dhe bullizim për rreth dy vjet, shkruan The Sun.