Top Channel/ “I kërkoi ndihmë ChatGPT-së”, detaje të reja nga vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali
30/03/2026 21:48

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja tragjike e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, e cila u shty nga ballkoni nga ish i dashuri i saj. Pyetjet që 13-vjeçarja i kishte drejtuar inteligjencës artificiale ChatGPT janë bërë pjesë e provave kyçe në procesin gjyqësor ndaj autorit të vrasjes së saj, shkruajnë mediat italiane. Kjo evidentohet në vendimin e Gjykatës së të Miturve në Bolonjë, e cila dënoi me 17 vite burg ish-të dashurin e saj, në kohën e ngjarjes 15 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 tetor 2024 në Piacenza, ku e mitura humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i një ndërtese. Sipas hetimeve, Aurora kishte kërkuar ndihmë nga inteligjenca artificiale për të kuptuar marrëdhënien që po përjetonte, duke pyetur nëse duhej ta përfundonte atë dhe si të dallonte dashurinë e vërtetë nga një lidhje toksike. Sipas trupit gjykues, marrëdhënia karakterizohej nga përndjekje dhe presion i vazhdueshëm, çka kishte krijuar tek viktima frikë për sigurinë e saj. Pikërisht kjo frikë, sipas gjyqtarëve, e shtyu Aurorën të pranonte takimin e fundit me të riun. Ata nënvizojnë se në sjelljen e tij dominonin posesiviteti dhe xhelozia ekstreme, të shprehura edhe me qëndrime kërcënuese, të tipit: “Nëse nuk je me mua, nuk do të jesh me askënd tjetër”. Vendimi zbulon gjithashtu se, edhe pse paramendimi nuk u provua zyrtarisht, i riu i kishte rrëfyer një shoku një ditë para ngjarjes se kishte ndërmend ta vriste vajzën. Ky detaj u bë publik përmes dëshmisë së një ish-shoku qelie. Hetimet zbuluan se ai kishte marrë me vete edhe një kaçavidë, e cila u sekuestrua më pas. Mesazhet që ai i kishte dërguar Aurorës për takimin e fundit u konsideruan nga gjykata si shqetësuese dhe manipuluese: “Nesër është hera e fundit, pastaj kurrë më” dhe “Të premtoj se pas së premtes nuk do të të kontaktoj më”. Sipas vendimit, Aurora, ndoshta në mënyrë paradoksale, pranoi takimin në përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të ulur tensionin e krijuar pas vendimit të saj për t’i dhënë fund lidhjes. Por, ndërkohë, i riu kishte planifikuar ta shfrytëzonte këtë takim për të realizuar krimin. Gjykata thekson se i dënuari nuk ka shfaqur pendesë apo ndjeshmëri ndaj viktimës. Ai fillimisht pretendoi se bëhej fjalë për një aksident, e më pas se vajza ishte vetëhedhur. Megjithatë, këto versione u hodhën poshtë nga provat, të cilat u cilësuan si “të forta dhe të pakundërshtueshme”, të mbështetura edhe nga dëshmitë e personave që panë ngjarjen.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15