Arratia për më shumë se 26 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka shpëtuar nga vuajtja e dënimit në Shqipëri 51-vjeçarin Sokol Hoxha. Gjykata e Fierit ka vendosur shuarjen e dënimit prej 25 vitesh burg për 51-vjeçarin Sokol Hoxha, i cili ishte dënuar në mungesë në vitin 2000 për vrasjen e dy vëllezërve Hektor dhe Ilirjan Banaj në Patos, ndonëse ishte ekstraduar nga SHBA-të në gusht të këtij viti. Gjyqtarja Aurora Tusha pranoi kërkesën e mbrojtjes, bazuar në Nenin 68 të Kodit Penal që parashikon shuarjen e dënimeve 15–25 vjet burg nëse kanë kaluar 20 vjet pa u ekzekutuar.