Në rezervuarin Kasharaj në periferi të Lushnjës prej 3 ditësh ngordhin peshqit. Banorët dhe peshkatarët e zonës akuzojnë fabrikat e vajit si shkaktaret e kësaj katastrofe mjedisore duke hedhur mbetjet e ullirit në rezervuar. Peshkatarët dhe administratori i i tij pohojnë se nuk kishte ndodhur asnjëherë një ndotje e tillë.