Një sulm masiv ka goditur sistemet e Komisionit Europian, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve dixhitale dhe duke ngritur dyshime për komprometimin e një sasie të konsiderueshme të dhënash personale. Sipas raportimeve të “Politico”, incidenti ka zgjatur më shumë se 10 ditë dhe ka shkaktuar probleme në sistemet e brendshme, përfshirë platformat që përdoren nga punonjësit për pagat, lejet dhe rimbursimet mjekësore.