Në këtë situatë të rritjeve të cmimeve ku inflacioni kapërcen dhe objektivat e vendosura nga qeveritë, shumë shtete në europë dhe botë kanë ndërhyrë me kufizime dhe subvencione duke nisur nga ulja e tvsh për produktet ushqimore dhe vendosjen e tavaneve për produkte të caktuara. Masa më e fundit është marrë nga shteti grek I cili paavrësisht uljeve të mëparshme nëpërmjet një marrëveshje ndikoi në uljen e cmimeve të më shumë se 1,600 produkte bazë konsumi nga 5-7% e deri në 30% në disa raste. Por ndonëse në Shqipëri cmimet janë rritur ndjeshëm reflektuar në inflacion I cili në korrik në 3.4% dhe ushqimet përbënin pothuajse gjysmën, qeveria kërkon të identifikojë hallkën ku çmimi shumëfishohen dhe nëse në këtë zinxhir krijohen marzhe të pajustifikuara.