Top Channel/ “Gjyqtarët shqiptarë më të paguarit”, Rama: I duan 2 mijë euro më lart se në Greqi
13/09/2026 12:15

Kryeministri Edi Rama komentoi me nota forte kritike vetërritjen e pagave nga gjyqtarët dhe prokurorëve pa pritur vendimin e parlamentit. Për situatën e krijuar tha se “pavarësia e gjyqësorit ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri dhe se “burimi është “kuturisja” për të marrë një vendim arbitrar për pagat e gjyqësorit duke kërkuar që Thesari i Shtetit të hapë derën”. Tek sa debati qeveri-magjistratë për pagat vijon, kryeministri Edi Rama publikoi disa të dhëna krahasuese, të rrogave për njerëzit e drejtësisë në vendin tonë dhe ata në rajon. Në platformën X kryeministri Rama thotë se “një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi”. Këto të dhëna krahasimore tregojnë pagat e gjyqtarëve të rinj shqiptarë. Ato renditen të dytat pas atyre në Rumani ku një gjyqtar atje paguhet 3.665 euro ndërsa në vendin tonë paguhet 3.241 euro. Në renditjen e pagave Shqipëria lë pas Slloveninë, Greqinë, Bullgarinë, Bosnjë Hercegovinën, Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Ndërkohë nga po e njëjta tabelë, publikuar nga kryeministri Edi Rama nga përllogaritja me pagën vendosur vetes nga magjistratët shqiptarë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, paga mujore e një drejtësi-dhënësi shkon në 4.886 euro. Kjo do të thotë se pagat e magjistratëve shqiptarë kalojnë nga vendi i dytë në rajon në vendin e parë me një diferencë prej plus 1221 euro nga vendi i parë me rrogat më larta Rumania në vendin e parë. Po për këtë çështje një ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi këtë tabelë, të dhënat e të cilës i vlerëson si të tmerrshme, nga ku del në pah se, nëse rrogat e magjistratëve do të rriten sipas formulës së tyre duke nisur nga 1Prilli 2023 atëherë, kosoja totale e buxhetit të shtetit do të jetë 12 miliardë lekë ose 130.5 milion euro.

Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26
Top News – Hajdutët thyejnë banesën. Të moshuarës në Finiq i grabisin paratë e operacionit
02/11 15:23