Top Channel/ Gjobë 300 mijë euro kushëririt! I la plumbin në zarf, arrestohet 56-vjeçari në Vorë
13/09/2026 15:14

56 vjecari Ardian Muka , i cili ishte emigrant në Greqi provoi të bëhej gjobëvënës , por nuk I eci. U tradhëtua në letrën kërcënuese përmes të cilës kërkoi 300 mijë euro, nga dialekti si si kishte vendosur kushtet ndaj kushëririt të tij, që ndërkohë ka biznes në Itali. Mbasi kanë studiuar letrën e gjobëvënies agjentët e komisariatit numër 7 në Tiranë u bindën se bëhej fjalë për një banor të zonës së Gërdecit, mes të tjerash sepse ai njihte shumë mirë elementë të fshatit . ‘ 300 mijë eurot lidhini në një qese dhe vendosi tek depozita e gazit mbas shtëpisë, pastaj do ju shkruaj unë se ku do ti vendosni sërisht” shkruante I dyshuari Muka , në letrën e mbyllur në zarf ku kishte lënë si shenjë paralajmëruese edhe një plumb. Tashmë I arrestuar për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes dhe mbajtje municionesj, Muka pranoi se ishte ai kanosësi, I cili sic rezulton nga burime të sigurta të TCH , kishte lënë të njëjtën letër gjobëvënëse në derën e kushërinjve të tij edhe vitin e kaluar. Por të afërmit e tij kishin vendosur ta kalonin në heshtje episodin e parë dhe kanë pritur me ankth se cfarë do ndodhte me ta, megjithëse rezulton se të gjobiturit jetonin në Itali dhe zotërojnë një biznes ndërtimi. Në dijeni të plotë edhe të disa konflikteve të tjera ekonomike, 56 vjecari dyshohet se shfrytëzoi sërisht pushimet verore në vendin e tij dhe përpiloi letrën që për të fshehur gjurmët e shkroi me gërma kapitale. Mes shumë gabimeve gramatikore I dyshuari la gjurmë për agjentët e komisariatit të Vorës që teksa kërkonin autorin ndëkohë ishin të alarmuar nga një kërcënim tjetër I tij. ‘ Ai përmendëte se do vendoste exploziv në banesë dhe kjo ishte dërgoi në vendngjarje edhe hetues të krimeve të rënda” tha për TCH në kushtet e anonimitetit një burim policor, sipas të cilit ishte vetë autori që me gabimet në letër ndihmoi padashje në zbulimin e tij

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Rama ‘provokon’ protestën nga Manastiri: Kalimtare! Kirjojmë bibliotekë mbarëkombëtare
22/11 23:07
Top News- Skandali i kopjimit me inteligjencë artificiale trondit Korenë e Jugut, ikën ministri
22/11 23:00
Top News- Stuhi shkatërruese në Brazil, erërat shkulin çatitë e shtëpive, shemben muret e shtyllat
22/11 23:00
Top Channel/ Bulevardi “mollë sherri” për protestën, policia përplaset me protestuesit
22/11 22:46
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Kosova rrezikon të humbë miliona / Fondet e BE-së, qeveria Kurti nën kritika
22/11 22:31
Top News – Djali i Dodik merr mandatin / Do formojë qeverinë e re të Republikës Serbe të Bosnjës
22/11 22:31
Top News- Shpërthim misterioz në anijen ruse në portin e Libisë, dyshimet për një sulm me dron
22/11 22:01
Top Channel/ E akuzuar për mbi 60 milionë lekë evazion fiskal, Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq
22/11 21:23
Top News- Aksion antidrogë në Gramsh, sekuestrohetnë banesat e dy personave nën arrest shtëpie
22/11 21:15
Top Channel/ Alfabeti, Korça kujton patriotët! Ekspozita në nderim të 12 rilindasve
22/11 21:09
Top Channel/ GTA VI çmend botën 3.79 miliardë USD shitje që në ditën e parë
22/11 21:05
Top Channel/ Duka “ngrin” ligjin e sportit: Ka probleme, nuk kënaqemi me ligën e kombeve
22/11 21:01
Top News – Luftuam për gjuhën, sot ta mbrojmë! Presidentja e Kosovës uron në Ditën e Alfabetit
22/11 20:30
Top News- Ulja e TVSH-së për produktet e shportës/ Rama paralajmëron: Bizneset të reflektojnë
22/11 20:30
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër! Nderohet Tano Banushi
22/11 20:07
Top Channel/ Dështojnë bisedimet për klimën! BE dhe vende të tjera kundër draftit
22/11 20:06
Top Channel/ 30 shqiptarë të arrestuar në muaj, “The Sun”: U kushtuan taksapaguesve 7.9 mln paund
22/11 20:01
Top Channel/ Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, bien akuzat ndaj ish-deputetit të PS
22/11 19:59