Rreth dy vite nga aventura e tij e parë në krye të Kukësit, Skënder Gega është rikthyer të drejtojë skuadrën verilindore në të tjera kushte, pas një eksperience tek Skëndërbeu në fundin e vitit të shkuar ku në 9 ndeshje regjistroi 5 barazime 3 humbje dhe një fitore. Kukësi edhe pse jashtë zonës europiane në sezonin e shkuar, mbetet me të njëjtat pretendime të larta në çdo prag sezoni.