Në fshatin Neviçisht vetëm pak km larg Korçës këtë 14 shtator dyert e shkollës nuk u hapën. Shkak është bërë mungesa e nxënësve. Dikur fshati gumëzhinte nga zërat e fëmijëve dhe emocionet në ditën e parë e shkollës por këtë vit nuk u dëgjuan as zërat e tyre dhe as zilja që për të vegjlit shënonte fillimin e vitit të ri shkollor.