Vetëm tre fëmijë kanë mbetur në bankat e shkollës 9-vjeçare të Seniçanit, në krahinën e Dëshnicës në Këlcyrë. Tre nxënës që vazhdojnë të shkojnë çdo ditë në mësim, në një fshat që po boshatiset nga familjet.Alesio dhe Eljani, dy vëllezër në klasën e parë dhe të katërt, dhe një tjetër nxënës në klasën e nëntë, janë të vetmit që ndjekin mësimin në këtë shkollë.