Top Channel/ Frikë për jetën, Navalny i jep fund grevës së urisë!
23/04/2021 16:56

Lideri i burgosur i opozitës ruse duket ka vendosur t`ia vërë veshin paralajmërimit të mjekëve, të cilët insistuan se duke refuzuar ushqimin, problemet e tij po rëndoheshin deri në atë pikë sa t`i rrezikohej jeta. Navalny njoftoi së fundi do t’i japë fund grevës së urisë pas marrjes së ndihmës mjekësore. Ai sqaroi përmes një postimi në Instagram në ditën e 24 të grevës së urisë, se do të vazhdojë me kërkesën që të vizitohet nga mjeku i tij, për trajtimin e humbjes së ndjeshmërisë në këmbë dhe në krahë. Megjithatë, pohoi se nuk do ta refuzojë më ushqimin pasi të vizitohet nga mjekë që nuk janë të burgut ku ndodhet. "Falë mbështetjes së madhe të njerëzve të mirë në të gjithë vendin dhe në të gjithë botën, ne kemi bërë përparim të madh", shkruante 44 vjecari. Politikani i arrestuar në fillim të këtij viti, po vuan një dënim prej 2 vitesh e gjysmë heqje lirie. Ai e nisi grevën e urisë në 31 mars, në formë proteste ndaj faktit që autoritetet e burgut nuk e lejuan të vizitohej nga mjekët e tij, pasi ndjente dhimbje të forta në shpinë e mpirje të këmbëve. Mendohet se protestat masive të së mërkurës duket i kanë nxitur zyrtarët rusë t’i siguronin Navalni ndihmën mjekësore që kishte kërkuar që në fillim të grevës së urisë. Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Moskën se do të kishte pasoja për të, nëse Navalny do të vdiste.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10