Ish-presidenti i Perusë, Ojanta Humala është shpallur fajtor për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vjet burg. Një gjykatë në kryeqytetin, Lima, tha se Humala kishte pranuar fonde të paligjshme nga nje kompani braziliane ndërtimi për të financuar fushatat e tij zgjedhore në 2006 dhe 2011, shkruajnë mediat e huaja.