Top Channel/ Fisi Rraja masakroi dy banorë të fshatit Borizanë, shpallet në kërkim Rexhep Rraja
07/07/2023 21:41

Shpërthimet në së paku 6 kurore që ndodhen vetëm 200 metra larg banesave ne lagjej Rrojc të Borizanës kanë sjellë shqetësime për banorët që po u shemben shtëpitë. Ata janë përpjekur ta zgjidhin problemin me gjuhën e ligjit duke bëre kallzime në polici dhe protesta por gjithcka ra në vesh të shurdhët derisa paraditen e djeshme në një lokal në rrugën që lidh thumanën me fushë krujën ata u dhunuan nga pronari i një guroreje. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.00 të së enjtes. Bilbil e Jashar Maja shkuan te takonin një prej inxhinierëve të gurores së Përparim Rrjajës, vellait të deputetit të PS Rrahman Rraja për t’i kerkuar zbutjen e minave por u përballën me nje dhunë barbare me shkopinj e qyta pistolete. Së paku 8 persona të armatosur me armë zjarri dhe shkopa bejsbolli në mes të ditës hynë në një lokal me kamera e njerëz, dhunuan dy kushërinjtë dhe u larguan, ndërkohë që prezenca e policisë ishte inekzistente. Sink - jashari Shperthimet janë intensifikuar më shumë 2 muajt e fundit kur në punë u vu gurorja e Përparim Rrajës e cila po hap terren të ri mbi një pyll të djegur një vit më parë Sink jashari Policia dhe prokuroria e krujës heshti ndaj denoncimeve të herëpas herëshme që kanë bërë banorët e Borizanës duke mos e parandaluar ngjarjen. Policisë iu desh 24 orë të identifikonte personazhet dhe të pranonte se në këtë ngjarje agresorët kanë pasur armë. Nje dite pas ngjarjes policia arrestoi 3 prej dhunuesve per vepren penale plagosje e rende dhe mbajtje pa leje e armeve nderkohe qe telashe pati dhe pronari i lokalit i cili nuk vuri ne dispoziciin te policise pamjet e kamerave te sigurise. 3 persona të tjerë mes dhunuesve përfshi dhe vëllezërit e deputetit Xhelal dhe Flamur Rraja janë shpallur në kerkim pavarësisht se gjithë Nikla dhe zona përr rreth e dinë ku janë, por policia nuk mundi ti gjejë

Top Channel/ Rrushkulli proteston për rrugët e shkatërruara dhe kanalizimet e papërfunduara
12/11 20:13
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, shtyhet për nesër udhëtimi drejt Barit
12/11 20:03
Top Channel/ Bizneset kundër paketës fiskale. APL: E dërgojmë në Kushtetuese. reagojnë shoqatat
12/11 19:56
Top Channel/ AKU bllokon misrin me aflatoksinë, pas shqetësimeve transmetuar në Top Channel
12/11 19:51
“Rama i shiti të gjithë!” Maliqi shpërthen me akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës,Veliajt dhe Sara Miles!
12/11 19:49
Top Channel/ Sponsorizimi në sport dhe art, deri në 30% lehtësi tatimore për kompanitë që investojnë
12/11 19:47
Top Channel/ Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit,akuzë për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shteti
12/11 19:45
Top Channel/ U godit mbi 15 herë! Rrëfimi prekës i flamurtarit të protestës: Nuk ndalem!
12/11 19:43
Top Channel/ Protesta shton pasiguritë ekonomike, BSH: Mund të frenojë investimet e turizmin
12/11 19:42
Top Channel/ Berisha “hedh sytë” nga protesta, kërkon front të përbashkët, nis puna për kandidatët
12/11 19:39
Top Channel/ Meta akuzon Yuri Kim dhe McGonigal për ndikim në hetimet e SPAK
12/11 19:33
Top News-Pushimet e çiftit shqiptar kthehen në makth.Gruaja humb fëmijën,burri rrezikon 15 vite burg
12/11 19:15
Top News- Rrëzohet helikopteri ushtarak dhe shpërthen në flakë, ngjarja alarmon Turqinë
12/11 19:00
Top News- Me kallash e pistoletë në duar/ Dhunuan 64-vjeçarin, Gjykata i shpall të pafajshëm
12/11 18:52
Top News- ‘Nuk do të bashkëpunojmë’/ Lista Serbe kundër studentëve: Retorika si e Prishtinës
12/11 18:30
Top Channel/ Kryemadhi pas gjyqit: Kam mesazhin e ambasadorit, ja kush përfshihet në çështjen tonë
12/11 18:11
Top News – Nafta e Putinit ‘endet’ në oqeane / Asnjë anije në SHBA, nuk po gjejnë blerës
12/11 17:19
Top News – 13 nëntor 2026, ‘Fundi i Botës’ / Studimi i 1960-ës parashikoi apokalipsin këtë të premte
12/11 17:19
Top News – Katër emra për të pasuar Trumpin / Kryesojnë Vance, Rubio, Ossoff dhe Buttigieg
12/11 17:19
Top News- Marrëveshjet e Serbisë me Kosovën/ Lista Studentore paralajmëron rishikimin e ujdive
12/11 17:11