Agron Jemini është flamurtari i protestës, i cili ka marr pjesë që në ditën e parë të lëvizjes Flamingo. Flamurin sdo e lëshoj kurrë. Gjysmën e vitit e ka kaluar çdo pasdite në bulevard duke valëvitur flamurin shqiptar gjatë protestave për rrëzimin e sistemit aktual politik. Por tashmë është përballur me dhjetëra gjoba, që thotë se refuzon ti paguaj. “Jam gjobitur mbi 15 herë, jo se më bezdis gjoba se do i ankimojmë. Por më bezdis fakti se unë që jam flamurtari dhe ai xhaxhi, ne nuk bllokojmë, sbëjmë akte vandale. Unë mbrëmë ndenja në trotuar dhe gjobën e mora si bllokim rruge”.