Gjykata e Durrësit la sot në burg Feta Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës Durrës, Elisabeta Mataj. Ky i fundit u arrestua 3 ditë më parë pas zbulimit të mesazheve telefonike të shkëmbyera me bashkëshorten dhe denoncimit të një punonjëseje të filialit të postës, se i kërkonte para.