Top Channel/ Festivali i Filmit, “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” filmi më i mirë
13/09/2026 14:06

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” triumfoi në edicionin e 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit. Filmi i Gentian Koçit rrëfen historinë e dy vëllezërve që zbulojnë se, për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike, do të verbohen në mënyrë të pakthyeshme. Atyre u duhet të marrin një vendim të vështirë duke pirë një filxhan kafe, të veshur me këpucë të reja. Julia vlerësoi me çmimin aktori më i mirë Blerim Destanin, që nuk ishte i pranishëm në Festival, ndërsa Adriana Matoshi u zgjodh aktorja më e mirë. Për Filmin më të mirë të karrierës u vlerësua regjisori Gjergj Xhuvani, për Liqeni im, që ishte prodhimi i fundit kinematografik i realizuar prej tij para ndarjes nga jeta. Filmi që tregon historinë e Kristos, që kthehet në një kontrabandues marijuane për shkak të vështirësive ekonomike të familjes mori një numër të lartë çmimesh në festival. “Dritë” nga Yllka Gjollesha dhe Suela Bako, që i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së fotografit John Milli, u zgjodh dokumentari më i mirë, ndërsa Kampion i Ermir Ketës filmi më i mirë me metrazh të shkurtër. Krahas jurisë, u ndanë 15 çmime nga Akademia, ndërsa 5 të tjera nga publiku. Në praninë e orkestrës së RTSh që risolli kolonat zanore të filmave më të dashur, u ndëruar artistët që i dhanë dritë kinemasë shqiptare dhe që sot nuk janë më pranë nesh. Një moment i veçantë ishte Çmimi i Karrierës për Tinka Kurtin, që u bë pjesë e natës finale të festivalit dhe ngriti në këmbë publiku që duartrokiti për disa minuta.

Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57