Në kulmin e sezonit turistik dhe në fillim të muajit gusht euro ka zbritur në nivelin më të ulët të viteve të fundit. Flukset e larta të valutës që hyjnë në vend nga turistët, emigrantët dhe aktiviteti sezonal kanë shtuar ofertën e euros në treg duke ushtruar presion për rënien e kursit të këmbimit.