Rënia e euros dhe forcimi i lekut gjatë viteve të fundit nuk është përkthyer vetëm në një kurs më të favorshëm këmbimi. Për bizneset që importojnë mallra nga Europa si dhe e gjithë bota, kjo ka nënkuptuar një kosto më të ulët dhe fitime më të larta. Nëse analizojmë të dhënat e tregtisë së jashtme për periudhën 2022 deri në korrik të këtij viti vihet re se efekti potencial është i konsiderueshëm, I cili arrin deri në 5.7 miliardë euro ndërsa për mallrat vetëm nga Europa importuesit kanë siguruar një kursim potencial si pasojë e efektit të kursit të këmbimit në 2.9 mld euro në pothuajse 5 vite