Viktor Bardhi, 65 vjeç, është viktima e radhës e një konflikti të hershëm mes familjeve Bardhi dhe Reçi. Ai u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz. Pas tij qëndron një histori e gjatë atentatesh, ku ndër vite janë vrarë edhe familjarë të tij. Një tjetër viktimë i është shtuar konfliktit të hershëm mes familjeve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen. Viktima ka qenë punonjës i ujësjellësit, gjatë momentit të atentatit kishte ardhur për të hapur ujin e fshatrave. Viktor Bardhi, 65 vjeç, u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz, duke rikthyer në vëmendje një seri atentatesh që ndër vite kanë prodhuar viktima nga të dyja palët.