Një artiste e re italo-shqiptare, Suela Niosi, çeli në Durrës këtë fillim viti ekspozitën e saj të parë me titull “Natyra njerëzore”. Bashkë me artin e saj, ajo ktheu në vëmendje dhe historinë e dashurisë së prindërve të saj, një histori e ngjashme me ato të shumë vajzave durrsake që u dashuruan dhe krijuan familje me ushtarakë italianë, që mbërritën në Shqipëri gjatë viteve ’90 në kuadër të misioneve humanitare dhe paqeruajtëse.