Shqipëria po hedh hapa të shpejtë drejt një ekonomie ku pagesat kryhen gjithnjë e më pak me para në dorë dhe më shumë në mënyrë digjitale. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se kalimi drejt një ekonomie plotësisht “cashless” kërkon jo vetëm teknologji moderne, por edhe ndryshime në kulturën financiare, infrastrukturën dhe kuadrin ligjor.