Avokatët e Durrësit bojkotuan për dy orë seancat gjyqësore, këtë të premte, në shenjë solidariteti me kolegun e plagosur dhe në kërkim të mbrojtjes institucionale per më shumë siguri gjatë ushtrimit të detyrës. Bojkoti, nga ora 08:00 deri në 10:00, u zhvillua si reagim pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, dy ditë më parë në një lokal në shëtitoren bregdetare “Taulantia”.