Top Channel/ Dy ditë para protestës së studentëve shqiptarë, policia e RMV provokon shqiptarët
16/05/2026 19:35

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës së paralajmëruar për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar pas pamjeve që tregojnë një paradë të një formacioni të policisë speciale në lagjet urbane të Kumanovës, vetëm dy ditë para protestës së planifikuar për të hënën. Në pamjet e bëra virale, shihen forcat speciale maqedonase teksa kryejnë stërvitjen në rrugë dhe thërrasin: “Këtu ka vetëm Maqedoni, le ta mësojnë të gjithë”. Në një reagim publik, Iseni ngriti dyshime nëse kjo paradë me brohoritje nacionaliste ishte një rastësi apo një mesazh kërcënues ndaj studentëve dhe organizimit të protestës. “Dy ditë para protestës së studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, një tog i policisë speciale të RMV-së parakalon me brohoritje nacionaliste nëpër Kumanovë. Pyetja që lind është nëse kjo është një rastësi apo një paralajmërim. Përgjigjja jonë është e qartë: ne do të vazhdojmë çdo formë paqësore dhe demokratike për realizimin e së drejtës sonë legjitime – Gjuha shqipe zyrtare”, shkroi Iseni. Ai rikujtoi historinë e lëvizjeve studentore gjatë periudhës jugosllave, duke theksuar se çdo tentativë për shtypje e bënte kauzën më të fortë, dhe shtoi se diversiteti kulturor ka qenë gjithmonë një vlerë e shtuar për vendin. “Kohezionin ndëretnik shpesh e kanë rrezikuar pikërisht ata që duhet ta kultivojnë – shteti. Le të kujdesemi për një shtet të ndershëm dhe demokratik për të gjithë, duke ruajtur orientimin Euro-Atlantik të vendit. Shqipja do të bëhet, se s’bën ndryshe”, përfundoi Iseni. Protesta e studentëve për gjuhën shqipe është caktuar për ditën e hënë dhe organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë dhe respektim të mënyrës paqësore.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01