Forcat amerikane do ta sulmojnë Iranin “me forcë të madhe” dhe së shpejti do të marrin nën kontroll “pikat e infrastrukturës së naftës” të vendit deklaroi Presidenti amerikan Donald Trump. Trump u zotua në një postim në Truth Social se një operacion për “marrjen e kontrollit total” mbi tregjet dhe infrastrukturën e naftës dhe gazit të Iranit, duke përfshirë marrjen e Ishullit Kharg, do të ndodhë “në një të ardhme jo shumë të largët”.