Top Channel/ Diamante, Ferrari dhe hotele! SPAK zbulon detajet për grupin kriminal italo-shqiptar
29/05/2024 19:23

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë detaje të reja në lidhje me goditjen e grupit kriminal italo-shqiptar. Grupi u godit disa ditë më parë pas hetimeve në bashkëpunim me Antimafian italiane. Si pjesë e këtij operacioni janë ushtruar kontrolle në në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan, si dhe në disa qytete të Italisë. “Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, njofton SPAK në platformën “X”. Sipas artikullit të medias italiane, të publikuar disa ditë më parë, janë nëntë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari, përfshirë ish-portierin e Fiorentinës dhe Napolit, Giuseppe Taglialatela , 55 vjeç, tani përfaqësues ligjor i Ischia Calcio, Alessandro Bigi , 49 vjeç dhe Eluert Kamami 40 vjeç. Tetë restorantet në qendër të Firences që u përdornin për pastrim parash u konstatuan pas një hetimi nga DDA në bashkëpunim me SPAK. Grupi përmes pastrimit të parave riinvestonte në blerjen e ambienteve të tjera. Hetuesit besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës për rreth 13 milionë e gjysmë euro. Për momentin, financuesit besojnë se grupi ka shpenzuar rreth një milion e gjysmë euro cash. Drejtuesit e organizatës kriminale Kamami dhe Bigi sipas hetuesve blenë edhe tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante. Ish-portieri duhet të përgjigjet para gjykatës edhe për fatura rreth 80 mijë euro të lëshuara nga klubi i futbollit Ischia për një klub të Napolit.

Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Hashash mes pyllit në Koman. Katër të arrestuar dhe 57 kilogram drogë e sekuestruar
30/10 15:33
Top News – ‘Nuk rrisim taksat, i shpërndajmë ato’. Malaj mbron paketën fiskale, Braçe në një linjë
30/10 15:31
Top Channel/ Ndahet nga jeta Bashkim Zeneli. Shuhet ish-deputeti dhe diplomati i njohur
30/10 15:29
Top Channel/ Lamtumirë akademikut Luan Omari. Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare
30/10 15:27
Top Channel/ SPAK mbyll hetimet për Berberin. Merret i pandehur për shkelje të barazisë në 9 tendera
30/10 15:17
Top Channel/ Shqetësim për paraburgimin e Veliajt. Zyrtari europian kërkon proces të drejtë
30/10 15:06
Top Channel/ Theu xhamat e Kushtetueses. Arrestohet protestuesi 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë
30/10 15:04
Top Top Channel/ BE dënon dhunën në protesta. Ambasadorja: Institucionet të dëgjojnë qytetarët
30/10 15:02
Top News – ‘Institucionet të dëgjojnë qytetarët’. Ambasadorja e BE: Por dhuna është jodemokratike
30/10 15:02
Top News – Bordi rrit naftën, ul benzinën. Ndryshojnë sërish çmimet tavan të karburanteve
30/10 14:49
Top News – Paraburgimi i zgjatur i Veliajt. Zyrtari i BE i kujton Shqipërisë raportin e ‘Kongresve’
30/10 14:38
Top News – IKMT, aksion në Himarë. Shemben ndërtimet pa leje në Borsh dhe Dhërmi
30/10 14:30
Top Channel/ Sekuestrohen 56.7 kg kanabis sativa në fshatin Koman, 4 shtetas në pranga
30/10 14:12